Mallorca në përkrahje të Piratit: Një hap larg Botërorit NULL NULL 31.03.2026 12:06 31.03.2026 12:06 Kombëtarja e Kosovës do të luaj sonte ndaj Kombëtares së Turqisë në play-off për Kupën e Botës. Skuadra spanjolle, Mallorca i ka uruar suksese lojtarit të tyre, Vedat Muriqi me anë të një postimi në rrjetet sociale, transmeton klankosova.tv. “Muriqi, një hap larg Kampionatit Botëror”, ka shënuar Mallorca. Kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në ora 20:45.