Malishevë: Vidhet një veturë në parkingun e një marketi, shoferja i la çelësat brenda NULL NULL 02.07.2024 16:11 02.07.2024 16:11 Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Banjë e Malishevës. Dyshohet në parkingun e një marketi është vjedhur një veturë me targa vendore. Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Policia në Gjakovë. Bëhet e ditur se 22-vjeçarja e cila posedonte këtë veturë, i kishte lënë çelësat brenda, njofton Klankosova.tv Ankuesja, femër kosovare, punon në marketin në fjalë. Kështu i dyshuari i cili është në kërkim, nuk e ka pasur të vështirë që ta merrte veturën. Policia ka nisur hetimet për ta zbardhur rastin dhe arrestuar personin e dyshuar. Prokuroria e ka iniciuar rastin si “Vjedhje”.