Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malishevë: Arrestohen pesë persona, u rrahën mes vete

NULL NULL
08.12.2023 09:41
Foto ilustruese e rrahjes.
Foto ilustruese e rrahjes.

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë në Carravranë të Malishevës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, i cili është duke u trajtuar në QKUK.

Njërit prej të dyshuarve i është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme