Malisheva triumfon në fund ndaj Prishtinës, një hap larg Evropës NULL NULL 02.05.2026 18:03 02.05.2026 18:03 KF Malisheva ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 0-1, falë një goli dramatik në minutën e 95-të nga Altin Aliu. Kjo fitore e çon Malishevën në kuotën e 52 pikëve, duke e “blinduar” pozitën e tretë në tabelë dhe duke krijuar një epërsi prej 7 pikësh ndaj Prishtinës. Skuadra tashmë është në rrugë shumë të mirë për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me raste në të dyja anët. Arlind Veliu dhe Leonat Vitija goditën nga një herë shtyllën, duke qenë shumë pranë golit. Takimi u karakterizua edhe nga tensioni i lartë, ku të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak pas kartonëve të kuq për Gjorgje Saletic dhe Etnik Bruti. Megjithatë, në momentet e fundit, ishte Aliu ai që bëri diferencën, duke i dhënë tri pikë të arta Malishevës . Kjo ishte njëkohësisht fitorja e pestë e Malishevës ndaj Prishtinës në kryeqytet, duke konfirmuar dominimin e tyre në përballjet direkte./Klankosova.tv