Malisheva pesë ndeshje pa fitore, barazon me Gjilanin (VIDEO) NULL NULL 06.05.2025 17:15 06.05.2025 17:15 Gjilani dhe Malisheva i kanë ndarë pikët në javën e 33-të të Superligës së Kosovës. Të dyja klubet nuk arritën të shënojnë gol për mbi 100 minuta lojë, duke i llogaritur dhe minutat shtesë. Oltion Bilalli i gjilanasve u lëndua rëndë në minutën e 88-të dhe u desh të transportohej jashtë fushës me Autoambulancë. Loja u ndërpre përkohësisht, por as pasi vazhdoi klubet nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit. Me tri humbje e dy barazime, kjo është ndeshja e pestë me radhë pa fitore e malishevasve që numërojnë 49 pikë, një më shumë se Ferizaj që tani ka gjasa të dalë i treri, pozitë që dërgon në Evropë.