Malisheva mposhtet minimalisht në shtëpi, kualifikimin e kërkon në Islandë NULL NULL 10.07.2025 22:16 10.07.2025 22:16 Malisheva është mposhtur me rezultat minimal në “Fadil Vokrri” nga Vikinguri në kuadër të xhiros së parë parakualifikuese të Conference League. Malishevasit e nisën mirë ndeshjen, ku realizuan në minutën e 15-të por që goli u anulua më pas për pozitë jashtë loje. E në fund të pjesës së parë, Malisheva ishte e pafat pasi islandezët shënuan në minutën e dytë të shtesës me anë të Hansen, njofton Klankosova.tv. Përkundër tentimeve në pjesën e dytë, Malisheva nuk arriti që ta barazonte rezultatin. Malisheva do ta kërkojë kualifikimin një javë më vonë në Islandë.