Malisheva deklason Gjilanin, Altin Aliu realizon “hat-trick” NULL NULL 12.03.2025 15:57 12.03.2025 15:57 Golin e parë e realizuan krejt në fund të pjesës së parë, me anë të qendërmbrojtësit, Arbër Prekazi. E pak pasi nisi fraksioni i dytë, Malisheva shënoi sërish, kësaj radhe Altin Aliu tundi rrjetën e ish ekipit të tij, njofton Klankosova.tv. Gjilani arriti ta rihap takimin, duke ngushtuar epërsinë e vendasëve me anë të Oltion Bilallit, në minutën e 65-të. Se pikët do të mbesin në Malishevë, kishte vendosur 7-shi i kësaj skuadre. Aliu arriti ta mposht edhe dy herë të tjera portierin kundërshtar, Kenan Haxhihamza, duke e vulosur triumfin 4-1. Goli i katërt i Malishevës ndaj Gjilanit dhe i treti për Altin Aliun në këtë duel Pas kësaj fitore, Malisheva me 40 pikë e zë Ballkanin në vendin e dytë, kurse lë prapa Gjilanin që ngeli me 34 sosh. “Skifterat” tani rrezikojnë zonën evropiane dhe shpresat mund t’i kenë vetëm te rivali i qytetit, Drita, që ta fitojë Kupën e Kosovës, në mënyrë që edhe pozita e katërt të kualifikohet për UEFA Europa Conference League.