Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mali i Zi jep pushim për dhimbjet menstruale, a duhet ta ndjekë edhe Kosova shembullin? (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2026 08:46

Dhimbjet e forta menstruale janë realitet me të cilin përballen mijëra gra, por shpesh vazhdojnë të minimizohen dhe të mbetën tabu në vend.

Mali i Zi ka vendosur ta trajtojë këtë duke u dhënë të drejtën grave me probleme gjinekologjike për dy ditë pushim të paguar çdo muaj.

Gjinekologu Driton Prenaj, në “Ora 7” në Klan Kosova,

“Pjesa kur nuk duhet të konsiderohen më normale varet nga personaliteti dhe pragu i dhimbjes së vetë gruas. A është e shprehur? Është e shprehur në një përqindje bukur të madhe. Në mjekësi e kemi diagnozë për këtë çështje, e thërrasim si dismenore, e kemi primare te vajzat e reja që ka fillu prej fillimit të ciklit menstrual. E kemi edhe dismenorenë sekondare, ku në fillim një femër nuk ka, por fillojnë dhimbjet menstruale pas moshës 18 e tutje të cilat munden me të përcjell gjatë krejt jetës kur ka menstruacione”, tha ai.

Në anën tjetër, Aurora Dolenberg mjeke psikoterapiste tha se shumë shpesh gratë paragjykohen për ekzagjërim të dhimbjeve menstruale.

“Duke qenë që dismenorea, që janë çrregullime të ciklit menstrual, është një sëmundje e mirëfilltë, sepse shumë shpesh paragjykohen çrregullimet e ciklit, duket të jenë një çështje gruaje, një çështje gjakosje mujore që të gjithë e kanë dhe që është një teprim nga ana e gruas dhe mbase kanë probleme psikologjike dhe jo trupore. Por, e vërteta është se hormonet janë protagonistët kryesorë që shumë shpesh bëjnë që gratë të kenë gjakosje më të shpeshta se sa duhet, të kenë jo vetëm në shpeshtësi por edhe në sasi”, tha ajo.

Aktivistja Doruntina Gashi tha se gratë shpesh kanë turp të kërkojnë leje për pushim nga eprorët për çështje të tilla. Sipas saj, do ishte mirë që edhe Kosova të ndjekë shembullin e Malit të Zi duke u lejuar grave 2 ditë pushim në muaj për probleme për dhimbjet menstruale.

“Përgëzoj Malin e Zi për këtë vendim që kanë marrë që ndoshta do t’i nxitë edhe rajonin për këtë… Kjo është një temë që flitet shumë pak, flitet me paragjykim, pak me turp gjë që nuk duhet të jetë sepse është proces fiziologjik dhe është normale dhe gratë përballen vazhdimisht dhe kanë turp të tregojnë te eprori, pronari apo shefi… Gruaja nuk është efektive në punë kur ka probleme të tilla, sigurisht nuk ka mundësi me u koncentru në punë dhe pse me përjetu një gjë të tillë kur nuk është një shumë e madhe 2 ditë në muaj nëse do bëhet edhe kjo në vendin tonë”, tha Gashi.

lajme të ngjashme