E ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Lipjan NULL NULL 30.07.2026 08:48 30.07.2026 08:48 Policia e Kosovës, foto ilustruese Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit, me ç’rast Policia e Kosovës ka vënë në pranga të dyshuarin. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i arrestuari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme një grua. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 16:00. Pas inicimit të rastit dhe me konsultim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore. /Klankosova.tv