Makina bie në lumin Fan, shpëtojnë babë e bir NULL NULL 18.01.2024 13:28 18.01.2024 13:28 Një aksident automobilistik ka ndodhur në Pukë në fshatin Hadroj, ku një automjet doli nga rruga dhe ra në ujërat e lumit Fan. Me automjet udhëtonin dy persona, babë e bir, me shofer 60-vjeçarin Z.N. dhe pasagjer djalin e tij 24-vjeçar, N.N. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave. Ata u transportuan në Spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut. /tvklan