Makhachev e mposht Oliveiran, shpallet kampion bote në UFC (VIDEO) NULL NULL 22.10.2022 23:32 22.10.2022 23:32 Islam Makhachev e ka mposhtur Charles Oliveiran në raundin e dytë, për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta të UFC në UFC 280. Makhachev bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e mposhtur brazilian, i cili ishte në një seri fitoresh prej 11 ndeshjesh radhazi, transmeton Klankosova.tv. Ai e tregoi me respekt njeriun që mban rekordin për më shumë paraqitje në historinë e UFC-së dhe më pas tregoi klasin e tij duke e kaluar rripin mbi shpatullën e Khabib në një nderim emocionues për babain e tij të ndjerë, Abdulmanap. “Kjo gjë është shumë e rëndë, vëlla”, tha Makhachev pasi rripi iu vendos rreth belit. Ndërkohë, Oliviera kërkoi që Dana Ëhite t’i jepte një revansh pasi seria e tij mahnitëse mori fund. Makhachev është 23-1 në MMA, humbja e tij e vetme në UFC vjen vetëm në luftën e tij të dytë në promovimin kundër Adriano Martins në UFC 192 në tetor 2015. HE SAID HE WOULD DO IT AND HE DID IT! 🤯 Islam Makhachev submits the greatest finisher in UFC history 🙌@makhachevmma and @teamkhabib bring the belt home to Dagestan! 🏆#UFC280 | BT Sport Box Office pic.twitter.com/ePPDsdVvKm — UFC on BT Sport (@btsportufc) October 22, 2022