Majlinda sot feston ditëlindjen – merr një urim të veçantë nga trajneri Kuka NULL NULL 09.05.2019 10:25 09.05.2019 10:25 Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, ka marrë një urim të veçantë nga trajneri Driton Kuka për ditëlindje. Kuka ka thënë se Majlinda është emblema më e mirë shqiptare e lirisë së shtrenjtë, transmeton Klan Kosova. “Urime Majlinda rrofsh edhe 100 vjet të tjera. Kampionia jonë Olimpike sot feston ditëlindjen”. “Majlinda emblema më e mirë shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë. E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme. Krenar dhe mirënjohës tërë jetën”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të trajnerit Kuka në Facebook. klankosova.tv