Majlinda rikthehet e artë NULL NULL 05.09.2015 20:15 05.09.2015 20:15 Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kupën Europiane në Sllovaki, duke u rikthyer kështu nga pauza tetë muajshe. Ajo fitoi, duke mposhtur me IPPON – rezultat maksimal, të tri kundërshtarët e saj. Medalje ka fituar edhe Akli Gjakova. Ai arriti të rrëmbejë medaljen e bronztë në kategorinë 73 kilogram, duke shënuar pesë fitore dhe nje humbje.