Majko: Jam krenar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin NULL NULL 29.09.2022 21:45 29.09.2022 21:45 Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për vizitën në Hagë ku janë takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Majko tha është krenar për vëllezërit. “Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij” – tha Majko. Me iniciativën e kryetari të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ish- presidentët shqiptarë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i vizituan ish-krerët UÇK-së në Hagë. Në mesin e tyre ishte edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko. Ftesa ishte dërguar edhe për ish-presidentët e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, por që nuk i janë përgjigjur ftesës.