Mahnitëse – katërvjeçarja ndihmon të pastrehët! (VIDEO) NULL NULL 26.11.2017 21:54 26.11.2017 21:54 Katërvjeçarja Effie Bowman, vogëlushja e çuditshme e cila ndihmon njerëzit e pastrehë. Në një paraqitje të saj për BBC, ajo ka rrëfyer ëmbëlsisht disa nga bamirësitë që ka bërë gjatë kësaj kohe, transmeton Klan Kosova. ”Mund të jetë pak ftohtë por më e pakta që mund të bëj është të shkoj në krevatin tim, ndërsa njerëzit e tjerë qëndrojnë në një kuti për të gjithë dimrin.” Ajo provoi që të flinte në një kuti kartoni në Burton për të mbledhur 350 paund për fondacionin YMCA. Kur filloi të ndihmonte të pastrehët, Effie ishte vetëm dyvjeçare. ”Ajo kishte disa para, me të cilat bleu salçiçe dhe biskota dhe sapo doli jashtë, ia dha një burri të pastrehë që e pa jashtë dyqanit” ”Në verë u përfshi në një kompeticion për të fituar para për YMCA,” – tha mamaja e saj Donna Reid. Vogëlushja tregoi se në fillim vrapoi, më pas i dha biçikletës dhe në fund shkoi të notonte, transmeton Klan Kosova. View this post on Instagram Effie Bowman is only four but she's already been helping homeless people for half of her life. @facesofengland spoke to her about her latest fundraising efforts. Well done Effie! #charity #love #inspiration #girl #homeless #instagood A post shared by BBC News (@bbcnews) on Nov 24, 2017 at 5:57am PST