Mahmood: Prishtina duket shumë e gjallë (VIDEO) NULL NULL 05.08.2022 18:36 05.08.2022 18:36 Këngëtari i famshëm italian Mahmood do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit Sunny Hill. Klan Kosova e ka intervistuar këngëtarin, i cili i ka dhënë përshtypjet e tij për kryeqytetin. “Nga aeroporti deri në hotel kemi bërë rreth 4 orë rrugë sepse kemi ardhur përmes Shqipërisë. Gjatë rrugës e kam parë pak hyrjen e qytetit, duket shumë kaotik, shumë njerëz, me të rinj kudo, duket qytet shumë i gjallë, kjo është përshtypja ime e parë.” Ai po ashtu ka folur edhe për Dua Lipën, të cilën thotë se e ka takuar dy herë. “Dua Lipën e kam takuar dy herë. Herën e parë e kam takuar në një koncert në Londër. Herën e dytë, kam shkuar për ta parë koncertin e saj në Londër. Jemi takuar në afterparty, ku kemi pasur mundësi të flasim pak dhe më është dukur një vajzë shumë e lezetshme, super simpatike. Për mua ka qenë shumë e thjeshtë dhe ma ka lënë një përshtypje të bukur”.