Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Magjia e Donçiqit lë në hije performancën e mirë të dyshes Irving-Durant

NULL NULL
28.10.2022 09:17

Dallas Mavericks ka arritur fitore ndaj Brooklyn Nets me rezultat 125-129.

Luka Donçiq udhëhoqi mysafirët drejt fitores me treshifror të dyfishtë, 41 pikë, 11 kërcime dhe 14 asistime.

Kjo performancë e tij la në hije lojën e mirë të Kyrie Irvingut dhe Kevin Durantit që realizuan 39 pikë, respektivisht 37.

Vlen të përmendet që ndeshja shkoi në vazhdime pasi që në kohë të rregullt ekipet ishin ndarë baras, 112:112.

lajme të ngjashme