Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Magjia basketbollistike e mbrëmjes direkt nga “Karagaçi” në Artmotion

NULL NULL
03.04.2025 15:57

Peja dhe Trepça sonte ballafaqohen mes vete në një ‘parafinale’ kampionale.

Të dyja skuadrat po luftojnë për pozicion të favorshëm, para përballjeve të fazës Play-Off, njofton Klankosova.tv.

Vetëm fitorja ia ruan pejanëve pozitën e katërt në ProCredit Superligë, kurse mysafirëve nga Mitrovica u duhet triumfi sonte, që të mbeten në garë për vendin e parë, të cilin aktualisht e ka Bashkimi.

Renditja tanelare në ProCredit Superligë

Kujtojmë që dy pozitat e para të renditjes tabelare, kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.

Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.

Ekipi i renditur më lartë, e ka përparësinë e terenit vendas, kurse në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).

Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.

Klasikja ndërmjet Pejës dhe Trepçës fillon në orën 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës ArtMotion!

Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa!
lajme të ngjashme