Madonna i kërkon Papa Leos ta vizitojë Gazën ‘para se të jetë tepër vonë’ NULL NULL 12.08.2025 23:06 12.08.2025 23:06 Ikona e popit Madonna po i lutet Papa Leo XIV që të udhëtojë në Gaza për t’u “sjellë dritën fëmijëve para se të jetë tepër vonë”. Ajo postoi një mesazh në internet duke thënë se kërkesa e saj ishte motivuar nga ditëlindja e djalit të saj, Rocco. “Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap atij si nënë është t’i kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në mes të zjarrit në Gaza”, shkroi Madonna. Këngëtarja, e cila u rrit si katolike romake, shtoi se Papa ishte “i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja” në Gaza, duke shtuar se “nuk ka më kohë”. /Klankosova.tv