Madonna e falënderon miken e saj publikish në koncert që e ndihmoi kur u sëmur NULL NULL 18.12.2023 20:49 18.12.2023 20:49 Madonna Madonna e ka bërë një falënderim interesant për një mike të sajën në koncertin e saj të fundit. Gjatë performancës së saj të turneut festiv të së shtunës në Barclays Center në Brooklyn, këngëtarja nga kena tha se në audiencë është një mike e saj që ia ka shpërtuar jetën derisa kishte një infeksion të rëndë bakterial. Në një video të postuar nga fansat, Madonna theksoi se ishte “një grua shumë e rëndësishme” e cila ishte në turmë atë natë që e ndihmoi atë t’ia dilte mbanë. “Ka disa njerëz shumë të rëndësishëm sonte që ishin me mua në spital. Është një grua shumë e rëndësishme që më tërhoqi zvarrë në spital”, tha ajo në klip. ” As nuk e mbaj mend se si humba vetëdijen në dyshemenë e banjës dhe u zgjova në ICU … Ajo më shpëtoi jetën”, tha Madonna, shkruan People, transmeton Klankosova.tv