Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Madonna do të performojë në Eurovision

NULL NULL
09.04.2019 17:00

Madonna do të performojë dy këngë gjatë garës së këngës në Eurovision, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm.

Ikona e pop muzikës do të performojë para më shumë se 180 milionë shikuesve në skenën në Tel Aviv më 18 maj.

Shfaqja e saj u njoftua fillimisht nga Live Nation Israel, i cili tha se performanca do të ishte “historike”.

Ekipi i Madonës konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Eurovizionit e kanë minimizuar këtë tregim.

“Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë, ose marrëveshje të nënshkruar. Lajmet dhe përditësimet zyrtare do të vijnë direkt nga kanalet e Eurovizionit në kohën e duhur”.

Raportet në mediat izraelit sugjeruan se organizatorët kishin rezerva për përmbajtjen e performancës së Madonës.

lajme të ngjashme