Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Madagaskari mund të humbasë rreth 60,000 vende pune për shkak të tarifave të Trumpit

NULL NULL
09.04.2025 17:49

Një zyrtar i industrisë tekstile në Madagaskar ka paralajmëruar se 60 mijë vende pune mund të humbasin për shkak të taksave të vendosura nga presidenti amerikan, Doland Trump, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.

Formula e përdorur për llogaritjen e tarifave nënkuptonte se vendet me të ardhura të ulëta si Madagaskari, të cilat importojnë një sasi të vogël mallrash amerikane, përballeshin me disa nga normat më të larta.

Sektori i tekstilit dhe veshjeve të Madagaskarit punëson rreth 180 mijë njerëz dhe përbën një të pestën e raportuar të GDP-së së ishullit.

“Ne vlerësojmë se rreth 60,000 vende pune do të preken nga vendimi për të rritur tarifat në 47%”, tha në një deklaratë Rindra Andriamahefa, drejtoreshë ekzekutive e një grupi lobimi të industrisë.

“Pandemia ishte një gjë. Ajo që ne po përballemi tani është krejt tjetër”, tha Beatrice Chan Ching Yiu, presidente e një grupi lobimi të industrisë, e cila shtoi se fatkeqësisht masat si pushimet nga puna ose shkarkimet e përkohshme mund të rezultojnë të pashmangshme.

lajme të ngjashme