Macron sërish riemëron Lecornun si kryeministër të Francës NULL NULL 10.10.2025 23:17 10.10.2025 23:17 Presidenti francez Emmanuel Macron të premten emëroi Sebastien Lecornu si kryeministër, duke e riemëruar atë pasi ai dha dorëheqjen nga detyra në fillim të kësaj jave, me shpresën se bashkëpunëtori i tij mund të marrë mbështetje të mjaftueshme nga parlamenti thellësisht i ndarë për të miratuar një buxhet të vitit 2026. Duke emëruar Lecornu, Macron rrezikon të marrë zemërim nga rivalët e tij politikë, të cilët kanë argumentuar se mënyra më e mirë për të dalë nga kriza më e thellë politike e vendit në dekada ishte që Macroni ose të mbante zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të jepte dorëheqjen. Detyra e menjëhershme e Lecornus do të jetë të paraqesë buxhetin për miratim në parlament deri në fund të së hënës. “Unë pranoj – nga detyra – misionin që më është besuar nga Presidenti i Republikës për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i siguruar Francës një buxhet deri në fund të vitit dhe për të adresuar çështjet e jetës së përditshme të bashkëqytetarëve tanë”, shkroi Lecornu në X. “Ne duhet t’i japim fund kësaj krize politike që acaron popullin francez dhe kësaj paqëndrueshmërie që është e dëmshme për imazhin dhe interesat e Francës”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.