Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon ta destabilizojë rajonin NULL NULL 14.04.2024 12:16 14.04.2024 12:16 Emmanuel Macron . Foto: Arkiv Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar sulmin me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, që siç tha ai kërcënon të destabilizojë rajonin. “Dënoj me shprehjet më të forta sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili kërcënon të destabilizojë rajonin”. “ Shpreh solidaritetin tim me popullin izraelit dhe angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit, partnerët tanë dhe stabilitetin rajonal”. “Franca po punon për depërshkallëzim me partnerët e saj dhe bën thirrje për përmbajtje”, shkroi ai në X, transmeton Klankosova.tv.