Macja i mbijetoi udhëtimit 20 milje e ngecur në motor të nxehtë NULL NULL 07.03.2016 10:07 07.03.2016 10:07 Një mace me fat i shpëtoi mrekullisht një udhëtimi me makinë 20 milje e bllokuar në motor të nxehtë të mjetit. Një gjashtë muajshe – ka pësuar vetëm djegie të vogla, transmeton Klan Kosova. Makina ishte nisur në udhëtimin e tij pa e ditur se dikush kishte ngecur në motor, por kur Andrew pronari i makinës hapi pjesën e mbuluar, ai ishte habitur kur e ka parë macen e fqinjit të tij të ngecur brenda. Pronari dhe fqinji Chris Garnder ka thënë: “Për fat ishte një fund i lumtur”. “Fatmirësisht në njëfarë mënyre, ajo i mbijetoi udhëtimit edhe pse ka pësuar disa djegie të vogla”. “Macja u nxor dhe u dërgua për një ekzaminim të plotë”. “Ajo tani është gjallë, dhe shumë mirë”, ka shtuar ai.