Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mabel flet për luftën me depresionin dhe ankthin

NULL NULL
28.07.2019 21:30

Mabel tregoi shumë gjëra për veten në një intervistë për revistën Glamour UK, që del në muajin gusht, transmeton Klan Kosova.

23 vjeçarja foli për depresionin dhe ankthin…

“Kaluan shumë vjet derisa prindërit e mi e kuptuan se isha e dëmtuar. Atëherë kur filloi edhe muzika. Ndihem kaq me fat sepse u rrita me prindër që e kuptuan. Ata dëgjuan të gjitha ankthet e mia. Nuk e panë këtë gjë si negative por si diçka që duhej ta hiqja”, tha ajo për depresionin e rëndë kur ishte fëmijë.

Përsa i përket asaj se si ankthi e ka bërë atë një person me të fortë, ajo tha: “Kur e shkrova këngën time “OK” vitin e kaluar, u zgjova dhe ishte një ditë vërtetë e keqe por kuptova se kisha tre opsione. Të ndaloja seancat e mia ose të pretendoj se jam mirë, ose t’ju tregoj të gjithëve se si ndihem sepse nuk ka asgjë të turpshme për të pasur ankth. Jam e lumtur që kam kaluar nëpër atë. Të gjitha mund t’i kthej në muzikë dhe t’i bëj njerëzit të ndihen më pak vetëm”.

lajme të ngjashme