Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lyoni vazhdon me formë të dobët

NULL NULL
05.11.2023 16:27

Lyoni po vazhdon me formën e dobët në Ligue 1, duke mos fituar akoma asnjë ndeshje pas 11 xhirove.

Ata të dielën barazuan me Metzin me rezultat 1-1, që renditet larg zonës që largon nga liga.

Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Ablie Jalloë, në minutën e 77’.

Ndërsa Lyoni e gjeti golin e barazimit me anë të Skelly Alveros, në minutën e 84’. Me gola kjo ndeshje nuk prodhoi dhe në fund dy skuadrat u pajtuan me një barazim.

Kështu Lyoni vazhdon të renditet në vendin e fundit me katër pikë, me katër barazime dhe gjashtë humbje.

Ndërkohë, Metzi është në vendin e 16-të me 10 pikë. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme