Luzha: Qëllimi i sulmit të Hamasit ishte t’i shkaktonte dhimbje të madhe popullit izraelit (VIDEO) NULL NULL 10.10.2023 21:44 10.10.2023 21:44 E shtunja e 7 tetorit solli lajme të këqija për botën. Grupi terrorist palestinez Hamas ka sulmuar me raketa izraelin. Kjo ngjarje e rëndë tronditi mbarë botën. Aktivistja e shoqërisë civile Besa Luzha, në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se qëllimi i sulmit të Palestinës, ishte t’i shkakonte sa më shumë dhimbje Izraelit. Ajo parasheh një kundërpërgjigje edhe më të ashpër nga shteti izraelit. “Duke e ditur që Izraeli shpejt do të mobilizohet, e ka forcën. A e kanë llogaritur që reagimi i Izraelit, do të ketë më shumë viktima nga ana e palestinezëve tash”, tha Luzha. Si pasojë e luftimeve Izrael-Palestinë, deri më tani po raportohet se kanë vdekur mbi 1 mijë e 830 persona.