Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushaku-Sadriu: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

NULL NULL
16.08.2025 18:37

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës energjetike në vend, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj ekonomisë dhe sektorit privat.

Në një postim në Facebook, ajo ishte duke folur për afatin e fundit për kalimin në tregun e lirë për furnizimin me energji elektrike të bizneseve në Kosovë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës! Kosova është shndërruar në shtet, ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë. Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti e ngulfatë. Mafia energjetike i detyron prodhuesit të blejnë energjinë nga firmat e qeveritarëve”, tha ajo.

Sipas Lushakut, vetëm sot mbi 1 400 biznese janë shkyçur nga rrjeti, duke lënë mijëra familje pa paga, pa siguri dhe të ekspozuara ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

“Kjo është politika e Albin Kurtit – politika e urrejtjes ndaj sektorit privat dhe e varfërimit të popullit. Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’,” shtoi ajo. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme