Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushaku-Sadriu: Nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit

NULL NULL
05.07.2025 19:52

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e informuar se mund të ketë ndonjë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit për zgjedhjen  e kryetarit të Kuvendit, siç u shpreh deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Në një paraqitje para gazetarëve para nisjes së seancës së sotme, Lushaku-Sadriu theksoi se shpreson që të mos ndodh më ndonjë problem si gjatë ditës kur u pati alarm për bomb në Kuvendin e Kosovës.

Ndër tjera, ajo shtoi se pret nga Lëvizja Vetëvendosje që të respektojë agjendën që duhet për konsituimin e Kuvendit.

“Jo në fakt, jo. Ishim të shqetësuar sit ë gjithë qytetarët e Kosovës kur dëgjuam që ka alarm bombe, shpresoj të jetë sqaruar dhe të mos ndodh më. Bëjmë thirrje LVV-së që të respektojë rendin dhe agjendën e Kuvendit të aprovuar nga kryesia e mëhershme, atë e ka thënë Gjykata Kushtetuese, dhe shpresojmë që kjo të ndodh.

“Posaçërisht, nëse propozohet kryetari për Kuvend ne do të kemi votën tonë që e kemi deklaruar disa herë. Interpretimi ynë është që Gjykata Kushtetuese e ka sqaruat proceduralisht ashtu, tani presim të respektohet rendi i ditës”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.