Lukashenko i fal 20 të burgosur, ishin të dënuar për ekstremizëm NULL NULL 28.12.2024 11:41 28.12.2024 11:41 Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko merr pjesë në një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun e tij rus Vladimir Putin në Minsk, Bjellorusi, 24 maj 2024. Foto: Sputnik/Mikhail Metzel/ REUTERS Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka falur 20 persona të dënuar për ekstremizëm, njoftuan mediat shtetërore të shtunën. “Të gjithë ata që aplikuan për falje dhe u penduan për atë që kishin bërë,” tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta duke cituar shërbimin e shtypit të Lukashenkos. Lukashenko edhe nëntor të këtij viti i kishte falur edhe 32 persona të tjerë që ishin të akuzuar për të njëjtat vepra penale. Ai që nga korriku i këtij viti i ka falur gjithsej 178 persona, sipas një raporti të bazuar në të dhënat e grupeve të të drejtave të njeriut, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.