Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luis Diaz ëndrron kalimin tek Barcelona

NULL NULL
18.11.2023 14:04
luis diaz

Babai i futbollistit Luis Diaz, ka folur për transferimin e mundshëm të Luis Diazit në Barcelonë, disa ditë pas lirimit të tij nga rrëmbimi në Kolumbi.

Anësori i Liverpoolit është lidhur së fundmi me një transferim të mundshëm në Barcelonë, e Luis Manuel Diaz thotë se do ta pëlqente transferimin të birit të tij në Camp Nou.

“E vërteta është se unë di shumë pak për Barcelonën për momentin. Është e vërtetë që Luis është një tifoz besnik i Barcelonës dhe do të ishte ëndrra e tij të shkonte atje”, tha Maunuel Diaz, shkruan Goal.com, transmeton KlanKosova.tv

Babai i Diazit tha se kalimi i të birit të tij në Barcelonë nuk do të kishte asnjë problem sepse, sipas tij, është lojtar i disiplinuar.

“Ai është një lojtar shumë i disiplinuar, faleminderit Zotit. Nuk do të kishte asnjë problem nëse Luis do të vinte në Barcelonë, sepse është një ekip i madh dhe një nga më të mirët në botë”.

Luis Diaz u transferua tek skuadra e Liverpoolit në vitin 2022, i cili erdhi nga skuadra e Portos për 47 milionë euro. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme