Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luhen në “Minatori” dy gjysmëfinalet për FIBA, këto janë rezultatet

NULL NULL
28.09.2022 22:37

Palestra “Minatori” në Mitrovicë qe nikoqire e dy gjysmëfinaleve basketbollistike për FIBA Europe Cup në kuadër të grupit A.

Nga ora 17:00 u luajt ndeshja e parë mes Antwerpit dhe Petrolina AEK, ku ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës belge me rezultat 76:70, rezultat ky që e çoi në finale Antwerpin, transmeton Klankosova.tv.

Antwerpi në finale do ta pret Sportingun, pasi këta të fundit në një ndeshje mjaft interesante mposhten Gottingenin me rezultat 84:83, me një gjuajtje të lirë në sekondën e fundit.

“Ndeshja finale zhvillohet të premten nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në grupet e kësaj gare evropiane”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme