Luftë e ashpër në grupin e Shqipërisë, Ukraina barazon me Çekinë NULL NULL 14.10.2024 22:38 14.10.2024 22:38 Ukraina dhe Republika Çeke i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre të sontme në Ligën B të Kombeve. Lukas Cerv kaloi çekët në epërsi në minutën e 18-të, dhe një gol iu anulua mysafirëve, ai i Martin Vitikut në minutë e tretë shtesë të pjesës së parë. Artem Dovbyk barazoi për Ukrainë në minutën e 53-të nga pika e bardhë. Me këtë barazim, Republika Çeke mbetet e para me shtatë pikë, një më shumë se Gjeorgjia dhe Shqipëria që i kanë nga gjashtë, dhe tri më shumë se Ukraina që i ka katër.