Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta për mbijetesë, Dukagjini përballë Llapit

NULL NULL
06.04.2025 08:20

Java e 27-të e Superligës në futboll do të përmbyllet me ndeshjen e cila zhvillohet në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Llapit.

Dyja skuadrat janë në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi i Ismet Munishit gjendet në vendin e tetë në tabelë me 32 pikë, njofton Klankosova.tv.

Derisa, ai i Tahir Batatinës, është në vendin e nëntë me 30 pikë.

Fitorja do të jetë e domosdoshme sot për secilën palë, por mbetet të shihet nëse njëra prej tyre do ta arrijë t’i marrë pikët e plota.

Loja nis nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës më gjigante televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

lajme të ngjashme