Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta në Ukrainë – Trump e Putin bien dakord për negociata (VIDEO)

NULL NULL
13.02.2025 14:18

Pas më shumë se një orë bisedime në telefon me Vladimir Putin, vendosi që nga zyra ovale të ju tregoj gazetarëve dhe botës, se cili ishte rezultati i këtij komunikimi me presidentin rus.

Trump tha se me shefin e Kremlinit u pajtuam për nisjen e menjëhershme të negociatave që i japing fund luftës në Ukrainë.

I pari i Amerikës tha se pajtohet me mendimin e  sekretarit të tij të mbrojtjes se Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e saj të vitit 2014 dhe as të pretendoj hyrjen në NATO.

Trump nuk tregoi nëse shteti i  Vladimir Zelenskyt do përfshihet direkt në bisedime të barabarta me Putin, njofton Klankosova.tv.

Por derisa të arrihet ndalja e luftës, amerikani e kushtëzoi edhe me diçka tjetër Ukrainën.

Amerika sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, pret që të fitojë shumë ekonomikisht nga vendi që është në luftë, pasi e furnizoi dhe e ndihmoi me para dhe armatim.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme