Lufta Izrael-Palestinë: Raketat lëshohen nga Libani jugor NULL NULL 10.10.2023 17:24 10.10.2023 17:24 Një breshëri raketash është lëshuar drejt Izraelit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime të sigurisë. Një burim sigurie tha se bombardimi u krye nga fraksionet palestineze. Granatimet po godisnin zonën jugore nga e cila u lëshuan raketat, tha një burim i dytë. Është dita e tretë radhazi e dhunës përgjatë kufirit Libano-Izraelit, me ditën e djeshme më vdekjeprurëse që nga lufta e vitit 2006. Gjashtë persona u vranë: tre anëtarë të Hezbollahut, një oficer izraelit dhe dy militantë palestinezë. Hezbollahu ka shprehur mbështetje për palestinezët, duke thënë se “armët dhe raketat” e tij janë me ta.