Lufta e Parë Botërore: Përkujtohet 105-vjetori i armëpushimit (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 11.11.2023 20:43 nga Agnesa Sahiti 11.11.2023 20:43 Ambasada e Francës dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë edhe këtë vit memorizuan armëpushimin e 11 nëntorit të 1918-ës, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Mirëpo më 7 tetor filloi konflikti Izrael-Palestinë, që s’kishte si të mos diskutohej në këtë ngjarje. “E riafirmojmë të drejtën e Izraelit të mbrojë popullin e tij, po ashtu që civilët palestinezë nuk duhet të ndëshkohen për krimet e Hamasit”, deklaroi Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, njofton Klan Kosova. Për shembullin se pajtimi është i mundur midis ish-armiqve historikë, si në rastin e franko-gjermanëve, foli edhe i dërguari i Berlinit në Prishtinë, Jorn Rohde. Duke kujtuar viktimat ukrainase të këtij konflikti, Serhii Shevchenko, gazetar nga po ky shtet, i përmendi edhe të rënët e luftës aktuale me Rusinë. Në këtë organizim u kujtuan edhe 3 ushtarë francezë që vdiqën sivjet në Irak, gjatë një sulmi terrorist.