Lubomir Minchev s’është më trajner i Trepçës NULL NULL 24.10.2022 21:56 24.10.2022 21:56 Lubomir Minchev, nuk është më trajner i klubit basketbollistik Trepça. Lajmi u bë i ditur nga vet klubi në faqen zyrtare në Facebook. Sipas njoftimit ndarja e rrugëve u bë me marrëveshje të dyanshme. “Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare”, transmeton Klankosova.tv