Loriana Kuka me lehtësi e mposht kundërshtaren nga Mongolia NULL NULL 25.10.2020 14:35 25.10.2020 14:35 Loriana Kuka ka kaluar në rundin e tretë të Grand Slamit të Hungarisë, pasi e mundi lehtësisht kundërshtaren nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon. Kuka ishte mbresëlënëse në paraqitjen e saj të parë në kategorinë deri 78 kilogramë në këtë turne duke e hedhur një herë në dysheme mongolen. Otgon i mori tre kartonë të verdhe për pasivitet dhe e humbi luftën me kosovaren. Garuesja mongole e siguroi rundin e dytë pas fitores ndaj garueses sllovene Patricija Brohil në rundin e parë.