Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare NULL NULL 01.07.2022 17:47 01.07.2022 17:47 Xhudistja Loriana Kuka i ka siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë. Loriana, në finale, triumfoi ndaj francezes Chloe Buttigieg, në kategorinë deri në -78 kilogramë, njofton Klankosova.tv. Ndryshe, kjo është medalja e gjashtë që është siguruar nga sportistët kosovarë në Lojërat Mesdhetare.