Loriana Kuka e pesta në Evropian NULL NULL 18.04.2021 17:45 18.04.2021 17:45 Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian “Lisbonë 2021”. Ajo pësoi humbje në luftën për medalje të bronztë nga francezja, Estelle Posvite, kategoria -78 kilogramë, njofton Klan Kosova. Ekipi Olimpik i Kosovës e mbyll Evropianin me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta. Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë ata të cilët u shpallën kapionë në këtë garë në dy kategori të ndryshme. klankosova.tv