Lorent Talla nënshkruan kontratën e parë profesionale me QPR-në NULL NULL 04.06.2024 10:46 04.06.2024 10:46 Futbollisti nga Kosova, Lorent Talla ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Queens Park Rangers. Ai ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë kundër Bournemouth në FA Cup në janar. “Kam pasur një sezon të mirë vitin e kaluar dhe thjesht dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të vazhdoj përpara”, është shprehur Talla. “Qëllimi tani është ta tregoj veten në ekipin e parë në parasezon. Të bëja debutimin tim për ekipin e parë ishte një ëndërr e realizuar”. Ndryshe, Talla është pjesë edhe e Kosovës U19, duke luajtur deri më tani tre herë.