Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lokalizohet zjarri afër Manastirit të Deviçit në Skenderaj, NjSO dhe KFOR asistuan në aksion

NULL NULL
08.07.2025 15:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin e shkaktuar në përmasa të mëdha në afërsi të Manastirit të Deviçit në zonën e Skenderajt.

Zjarri kishte përfshirë sipërfaqe të madhe të malit, e gjithashtu i ishte afruar objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth, transmeton Klankosova.tv

Përveç njësive policore dhe të zjarrfikësve, janë ftuar në asistim edhe Njësia Speciale Operative dhe njësi të KFOR-it, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje.

“NJSO ka ofruar asistim me topa të ujit, kurse KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarrit.

Falë përkrahjes së ofruar nga NJSO dhe KFOR-i, është evituar rreziku i përfshirjes nga zjarri të objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth. Gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme njësit e Zjarrfikësve, njësitë policore dhe KFOR-i janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit në zonën e lartcekur.

Në lidhje me rastin, Njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Skenderaj kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes ku sipas personit përgjegjëses se Manastirit të Deviçit  dyshohet se zjarri është shkaktuar nga telat e rrymës për shkak të erërave të forta që kanë qenë në këtë zone ditën e djeshme.” – njoftoi Policia./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.