Lojtari që u ble nga gjoba e Gyokeresit debutoi me dy gola, e ky i dyti me asnjë NULL NULL 19.08.2025 16:39 19.08.2025 16:39 Viktor Gyokeres i pagoi 300 mijë euro gjobë Sportingut pasi mungoi në stërvitjen parasezonale për shkak se donte të kalonte te Arsenali. Me ato para, klubi portugez transferoi mbrojtësin e majtë Ricardo Mangas i cili shënoi dy gola në debutimin e tij. Ndërkohë, suedezi nuk arriti të shënojë në debutimin e tij në Premier League në derbin ndaj Manchester Unitedit. Sidoqoftë, ndonëse është tepër herët për krahasime e gjykime, ky padyshim ishte një fakt interesant që nuk duhet lënë të ikë.