Lojtarët serbë mbërrijnë në “Air Albania”, priten me “Mora fjalë” NULL NULL 07.06.2025 19:22 07.06.2025 19:22 Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se futbollistët e Serbisë sapo kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”. Sadiku tha se futbollistët serbë janë pritur me fishkëllima nga tifozët brenda stadiumit por edhe me këngë të Adem Jasharit e Vaçe Zelës. “Sapo kanë mbërritur në stadium futbollistët e Serbisë dhe nuk janë mirëpritur aspak mirë. Janë pritur me këngën e Adem Jasharit. Edhe pse ka pasur dyshime nëse këto këngë do të lëshohen para ndeshjes apo jo. Futbollistët e Serbisë nuk e kanë pritur mirë këtë reagim të tifozëve”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, gazetarja Lorina Dula, ka bërë të ditur se për dallim nga dje ku flamuri i Serbisë ishte më i vogël, i njëjti është ndërruar sot dhe sot është në përmasa të normales. “Flamuri i Serbisë dje ishte më i vogël, kurse sot është në përmasa të normales”, tha ajo.