Lojtarët e Interit “luajnë” nën ritmet e këngës së Taynas (VIDEO) NULL NULL 30.10.2025 19:50 30.10.2025 19:50 Sukseset e këngës “Si ai” të Taynas nuk kanë të ndalur që nga momenti i publikimit. Projekti i artistes ka kaluar prej kohësh kufijtë e Kosovës dhe tani ka arritur edhe në Itali. Këtë herë, skuadra italiane Inter ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram një klip, në prapavijën e të cilit dëgjohet kënga e Taynas. “Si ai” shoqëron njërin prej momenteve kur lojtarët e Interit ndodhen në fushë, transmeton Klankosova.tv. “Epike”, ka qenë mbishkrimi që ka vendosur klubi italian në videon e publikuar. Kënga e Taynas është bërë shumë e njohur dhe është përdorur në masë të madhe edhe nga përdorues të shteteve të huaja në videot e tyre në rrjetet sociale. /Klankosova.tv View this post on Instagram A post shared by Inter (@inter)