Lojtarët e Ballkanit morën kartolina motivuese nga Xhebrailat para derbit të qytetit (FOTO) NULL NULL 20.10.2024 16:38 20.10.2024 16:38 Tifozët e kampionëve të Kosovës zgjodhën një mënyrë unike për t’i motivuar futbollistët e Ballkanit. “Xhebrailat”, i dërguan te hoteli ku ishte grumbulluar skuadra, disa kartolina me mesazhe motivuese për lojtarët, para derbit të së dielës kundër Suharekës, raporton Klankosova.tv “Ti je kampion dhe i tillë zbret çdo herë në fushë, duke bërë krenar çdo tifoz” shkruhej në njërën prej tyre. Në një kartolinë tjetër ata u munduan t’ua largojnë presionin futbollistëve, duke i thënë se rezultati në fushë nuk është primar, por angazhimi. “Për ne tifozët rezultati nuk është gjithçka, për ne ka rëndësi kur ti gjithmonë e jep maksimumin. Na ke prapa gjithmonë”. Më poshtë mund t’i shikoni disa prej mesazheve të tyre, të cilat lojtarët e liderit të Superligës, i gjetën në dhomat e hotelit ku qëndronin. Futbollistët Ballkanit motivohen në mënyrë të veçantë para derbit kundër Suharekës Ballkani i mposhti sot rivalët e qytetit me rezultat 1-0, dersia goli i vetëm u realizua nga Bleart Tolaj.