Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kjo është pesëshja më e mirë në basketboll NULL NULL 11.08.2024 10:32 11.08.2024 10:32 Lojërat Olimpike "Paris 2024", kjo është pesëshja më e mirë në basketboll Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u stolisën me medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi mposhti Francën në finale me rezultat 98:87. Tashmë është bërë publike edhe pesëshja më e mirë e këtij turneu. Aty bëjnë pjesë: Dy basketbollistë nge ShBA-ja, Stephen Curry dhe Lebron James, një nga Franca, Victor Wembanyama, një nga Serbia Nikola Jokiq, dhe një nga Gjermania Dennis Schroder. Po ashtu është zgjedhur edhe trajneri më i mirë. Ky epitet i takon atij francez Vincent Collet, i cili udhëhoqi skuadrën drejt medaljes së argjendtë. Kurse MVP i kësaj gare u zgjodh Lebron James. James ka një mesatare prej 14.2 pikë, 6.8 kërcime dhe 8.5 asistime, gjatë garave të olimpiadës në basketboll. ALL-STAR FIVE of #Paris2024 Men’s #Basketball 🔸Dennis Schroder, Germany 🇩🇪 🔸Stephen Curry, USA 🇺🇸 🔸LeBron James, USA 🇺🇸 🔸Victor Wembanyama, France 🇫🇷 🔸Nikola Jokic, Serbia 🇷🇸 pic.twitter.com/4cxZwzISTF — FIBA (@FIBA) August 10, 2024