Lojërat Mesdhetare, flamuri i Kosovës valëvitet në Oran të Algjerisë (FOTO) NULL NULL 22.06.2022 19:07 22.06.2022 19:07 Grupi i parë i ekipit nga Kosova që do të marrë pjesë në Lojërat e 19-ta Mesdhetare ka mbërritur në Oran të Algjerisë. Tashmë në këtë qytet po valëvitet edhe flamuri i Kosovës. Në grupin e parë të sportistëve bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit. Ekipi ishte nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga u bë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran, së bashku edhe me ekipin e Maqedonisë së Veriut. Ekipi u vendos në Fshatin Mesdhetar. Ekipi i mundjes arrin sot, ndërsa ekipet e sporteve tjera në ditët në vijim. Kosova në Oran përfaqësohet me 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme. Lojërat Mesdhetare mbahet nga 25 qershori e deri më 6 korrik në Oran. Kosova në lojërat e kaluara ka arritur t’i fitojë katër medalje. Algjeria ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.